Qeveria izraelite ka nisur proçedurat për deportimin e një grupi aktivistësh pro palestinez të cilët u përpoqën që të thyejnë bllokadën izraelite në Gaza.
Autoritetet thanë se disa aktivistë dhe gazetarë ishin në anijet që u nisën sot nga Gaza. Më shumë se 20 të tjerë ende janë në proçesin e largimit.
Forcat izraelite i diktuan dy anijet me aktivistë në ujrat ndërkombëtare mbrëmjen e djeshme dhe i shoqëruan ato në një port izraelit në veri të Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë izraelit të Mbrojtjes tha në një njoftim se shoqërimi dhe ankorimi i tyre u bë në përputhje me direktivat e dhëna nga qeveria mbas përpjekjeve të bëra për të parandaluar anijet që të hynin në Gazë. Nuk ka patur njoftime për të plagosur.