Qeveria japoneze kërkon kompensime për familjet me banim pranë reaktorit

  • Zëri Amerikës

Qeveria japoneze kërkon kompensime për familjet me banim pranë reaktorit

Qeveria e Japonisë sot i ka kërkuar Kompanisë Elektrike të Tokios, TEPCO, të fillojë kompensimin e afërsisht 50 mijë familjeve të cilët kanë jetuar në zonën 30 kilometërshe të centralit bërthamore të dëmtuar të Fukushimës.

Presidenti i TEPCO Masakata Shimizu ka thënë se familjet do të marrin 12 mijë dollarë, ku secila familje një anëtarëshe do të marrë 75 përqind të kësaj shume.

Ministri i industrisë Banri Kaieda tha se ai dëshiron që kompania të fillojë dhënien e pagesave për të ndihmuar me shpenzimet afatshukruta të atyre që u detyruan të evakuuhoeshin me gjërat e nevojshme.

Guvernatori i prefekturës së Fukushimës Yuhei Sato tha se pagesat fillestare janë më të vogla se nevojat. Ai tha se do të kërkoj nga TEPCO dhe qeveria të paguajnë çmimin e plotë për pengimin e jetës së të evakuuarëve.

Zyrtarët thonë se afërsisht 140 mijë njerëz që janë larguar nga zona e përfshirë nga radioaktiviteti i lartë janë ende në banesa të përkohshme.