Qeveria kalimtare në Libi thotë se ka zbuluar një varrezë masive

  • Zëri Amerikës

Qeveria kalimtare në Libi thotë se ka zbuluar një varrezë masive

Qeveria kalimtare në Libi thotë se ka zbuluar një varrezë masive që besohet se mban trupat e 1,270 të burgosurve të vrarë nga forcat e sigurisë së Moamar Gadafit në masakrën e vitit 1996.

Hetuesit përdorën informacionet e marra nga dëshmitarët dhe ish zyrtarët e Gadafit për të gjetur fushën e mbushur me eshtra në burgun Abu Salim të Tripolit. Autoritetet besojnë se trupat ishin mbajtur në burg para se të varroseshin në vitin 2000 pranë mureve të ndërtesës.

Shumica e tyre kanë qënë të burgosur politikë, përfshirë klerikë islamikë dhe studentë që kishin guxuar të flisnin kundër zotit Gadafi.