Shqipëria hodhi poshtë një kërkesë amerikane për asgjësimin e arsenaleve kimike siriane në territorin e saj, një hap prapa ky në planin ndërkombëtar për çarmatimin e Sirisë, tre javë pas një përgjigjeje negative të Norvegjisë.
Është e pamundur që Shqipëria të marrë pjesë në një operacion të tillë, pasi ajo nuk i ka aftësitë që të pranojë një detyrë të tillë, u deklaroi Kryeministri Edi Rama gazetarëve.
Më shumë se 4,000 njerëz që u shprehën kundër shkatërrimit të arsenalit kimik në territorin e tyre, e përshëndetën njoftimin e zotit Rama, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga ekranet e mëdhenj në sheshin kryesor të Tiranës.
Zoti Rama tha se SHBA i kishin kërkuar Shqipërisë të kontribuonte për shkatërrimin e armëve kimike."Përgjigja jonë ishte 'po' në parim. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë mision, por nuk i kemi aftësitë," tha zoti Rama. Ai tha se vendimi ishte "shumë i vështirë".
Në një deklaratë të bërë menjëherë pas konferencës së shtypit të zotit Rama, ambasada amerikane në Tiranë tha se "Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë."
Qeveria socialiste e zotit Rama, është përballur prej një jave me një valë protestash në rritje.
Shqipëria, anëtare e NATO-s, së bashku me Francën dhe Belgjikën, ishin përmendur si vende të mundshme për asgjësimin e tërë arsenalit të armëve kimike të Sirisë, që vlerësohet në rreth 1 mijë tonë.
Muajin e kaluar, Norvegjia tha se nuk do të merrte pjesë në argjësimin e armëve. Por Norvegjia dhe Danimarka kanë thënë se do të venë në dispozicion anije për transportimin e arsenalit kimik sirian.

Your browser doesn’t support HTML5