Reagime të ndryshme në Kosovë për idenë e një tregu të përbashkët rajonal

Ideja për ngritjen e një tregu të përbashkët rajonal në Ballkanin perëndimor, e cila u hodh në takimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian me kryeministrat e rajonit në Sarajevë gjatë kësaj jave, në Kosovë nxiti reagime e pikëpamje të ndryshme. Ndërsa një pjesë e ekspertëve të ekonomisë thonë se kjo ide do të mund të jepte fryte ekonomike e politike për Kosovën, një pjesë mbështet qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa kundër ideve që ngjasojnë me tregun e ish federatës jugosllave.

Your browser doesn’t support HTML5

Reagimet në Kosovë për idenë e një tregu të përbashkët rajonal