Reagime për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur dje në Bruksel po vazhdon të komentohet në mënyrë të ndryshme në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi ka siguruar mbështetjen e një pjese të opozitës, ndërsa lëvizja Vetëvendosje e quan marrëveshjen një dëm që i bëhet shtetit të Kosovës. Marrëveshja e cila parashikon krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës erdhi pas një serie bisedimesh që synonin t'i hapnin rrugën përparimit të të dy vendeve drejt integrimeve evropiane.

Your browser doesn’t support HTML5

Reagime ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi