Restaurimi i qendrës muzeale "Ndre Mjeda"

  • Pëllumb Sulo
Në fshatin Kukël, rreth 20 kilometra larg Shkodrës, është drejt përfundimit restaurimi i Qendrës Muzeale "Ndre Mjeda", vepër e ideuar dhe ndërtuar nga vetë kleriku, poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda. Restaurimi i kësaj Qendre Muzeale realizohet në 75 vjetorin e vdekjes së poetit dhe 100 vjetorit të Pavarësisë. Për restaurimin e Qendrës Muzeale “Ndre Mjeda” kanë ndihmuar intelektualë dhe biznezmenë të ndryshëm, të cilët, muajt e fundit, kanë apeluar edhe për gjetjen e vendvarrimit të humbur Mjedës.


http://www.youtube.com/embed/0PHtHQ-mMsY