Rritet trysnia ndaj presidentit të Bregut të Fildishtë që të pranojë humbjen

  • Zëri Amerikës

Rritet trysnia ndaj presidentit të Bregut të Fildishtë që të pranojë humbjen

Udhëheqësit e vendeve të Afrikës Perëndimore zhvilluan sot bisedime të ngutshme rreth krizës politike në Bregun e Fildishtë ndërkohë që rritet trysnia ndaj Presidentit Laurent Gbagbo që ai të pranojë humbjen në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe të largohet nga posti.

Është hera e dytë që udhëheqësit mblidhen për ta bindur zotin Gbagbo që të heqë dorë nga pretendimi për presidencën. Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe organizma të ndryshme rajonale kanë njohur rivalin e tij, Alassane Outtara, si fitues legjitim të zgjedhjeve.

Udhëheqësit afrikano-perëndimorë u takuan në kryeqytetin e Nigerisë Abuxha. Ata nuk kanë thënë publikisht se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin për t’i dhënë fund krizës në Bregun e Fildishtë. Nga dhuna që lidhet me zgjedhjet në vend kanë gjetur vdekjen më shumë se 170 persona.