Rusia, akuza SHBA për shkelje të të drejtave të njeriut

  • Zëri Amerikës

Rusia, akuza SHBA për shkelje të të drejtave të njeriut

Ministria e Jashtme e Rusisë po i akuzon Shtetet e Bashkuara për shkekje të të drejtave të njeriut si brenda edhe jashtë vendit, në raportin e parë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vende të tjera.

Në raportin e publikuar sot, kritikohen Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e operimit të burgut ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë dhe e akuzon Shtëpinë e Bardhë për mbrojtjen e zyrtarëve dhe operativëve të CIA-s nga ndjekja penale.

Në raport thuhet gjithashtu se SHBA kërkojnë të dhëna për jetën private të qytetarëve të vet dhe se situata në Shtetet e Bashkuara është larg idealeve të shpallura nga Washingtoni. Edhe në të kaluarën, Ministria e Jashtme e Rusisë i ka hedhur poshtë me forcë akuzat e Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut në Rusi në raportin vjetor për të drejtat e njeriut që nxjerr çdo vit Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas njoftimit të Agjencisë ruse të lajmeve INTERFAX, në raportin e Rusisë për të drejtat e njeriut akuzohet gjithashtu aleanca e NATOs për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës së këtij viti në Libi.