Forcat ruse vrasin një ushtar ukrainas në Krime

Kryeministri i Ukrainës tha dje se konflikti në Krime ka hyrë në një fazë ushtarake dhe akuzoi Rusinë për kryerjen e një "krimi lufte" duke qëlluar mbi një ushtar ukrainas.

Një zëdhënës ushtarak tha se një ushtar u vra dhe një tjetër u plagosur gjatë incidentit. Ushtarët e Ukrainës në Krime tani janë autorizuar të përdorin armët për të mbrojtur jetën e tyre.
"Konflikti është duke lëvizur nga një konflikt politik në një konflikt ushtarak për shkak të ushtarëve rusë", tha kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk në një takim në ministrinë e mbrojtjes së këtij vendi. "Sot, ushtarët rusë filluan të qëllojnë mbi ushtarët e Ukrainës dhe ky veprim është një krim lufte".

Ushtari ukrainas u qëllua dhe u vra, ndërkohë që po bënte roje në një kullë të një baze ushtarake, thuhet në një deklarate të ministrisë ukrainase të mbrojtjes. Në deklaratë thuhet se sulmuesit ishin të veshur me uniforma ushtarake ruse.

Njoftohet se kryeministri Yatsenyuk ka urdhëruar ministrin ukrainas të mbrojtjes që t’i ftojë për një takim homologët e tij nga Britania, Franca, dhe Rusia, nënshkruese të një marrëveshje të vitit 1994 e cila garanton kufijtë e Ukrainës, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.