Meksika i dorëzon Shteteve të Bashkuara kontrabandisten Sandra Avila

Sandra Avila njihet si “Mbretëresha e Paqësorit”s për rregullimin e dërgesave të drogës
Mexika i dorëzoi Shteteve të Bashkuara kontrabandisten më të kërkuar të drogës.

Sandra Avila njihet si “Mbretëresha e Paqësorit”s për rregullimin e dërgesave të drogës nga brigjet e Paqësorit të Meksikës në Shtetet e Bashkuara.

Avila u arrestua në Meksikë nën akuza për pastrim parash, por prokurorët meksikanë thane se ajo do të përballet me akuza për mbajtje dhe shpërndarje kokaine në një gjykatë federale në Florida.

Nuk është e qartë sesi ekstradimi I saj në Shtetet e Bashkuara do të ndikojë në çështjen e ngritur kundër saj për pastrim parash në Meksikë.