Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se NATO-ja nuk do të lejojë që kërcënimet e udhëheqësit libian Muamar Gadafi ta bëjnë të heqë dorë nga misioni i saj. Ajo i bëri komentet sot gjatë një vizite në Spanjë. Udhëheqësi libian kërcënoi dje se NATO-ja do të ketë pasoja nëse koalicioni nuk i jep fund sulmeve ajrore.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i bëri thirrje zotit Gadafi largohet nga pushteti dhe të "ndalë sulmet mbi popullin libian."
"Në vend të kërcënimeve, Gadafi duhet të vërë mirëqenien dhe interesin e popullit të tij në plan të parë. Ai duhet të largohet nga pushteti dhe të ndihmojë lehtësimin e një tranzicioni demokratik që do të përmbushte aspiratat e popullit të Libisë," tha zonja Klinton në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme spanjolle Trinidad Jimenez gjatë një vizite zyrtare dy-ditore në Spanjë.
Zonja Klinton i bëri komentet në përgjigje të deklaratës së Gadafit, në të cilin ai paralajmëronte NATO-n për një "katastrofë" nëse lufta ajrore në Libi vazhdon.