Seuli: Pheniani, provë me raketë balistike

Ushtria jugkoreane thotë se Korea e Veriut ka hedhur një raketë balistike nga një nëndetëse.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut e bëri njoftimin sot, duke thënë se raketa ishte lëshuar, megjithëse nuk është e qartë nëse lëshimi ishte përmbushur me sukses.

Një gazetë në Korenë e Veriut botoi një deklaratë disa orë më parë, ku thuhej se Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye duhet të bëjë gati petkun e funeralit për vete.

Kombet e Bashkuara vendosën kohët e fundit sanksione më të forta ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të provës së katërt bërthamore të Phenianit në janar dhe të një prove me raketë balistike në shkurt.