SHBA, BE shprehin shqetësim për dhunën në Parlamentin shqiptar

  • Armand Mero
    Tiranë

SHBA, BE shprehin shqetësim për dhunën në Parlamentin shqiptar

Në Shqipëri ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit europian shprehën shqetësimin e thellë për situatat e dhunës në parlamentin shqiptar dy ditë më parë

Gjatë seancës të së enjtes, deputeti demokrat Edi Paloka pati një përplasje me deputetin e opozitës Paulin Stërkaj i cili i hoqi me forcë mikrofonin nga dora, ndërsa me pas deputeti tjetër socialist Armando Prenga e qëlloi me grusht.

"Populli shqiptar pret nga anëtarët e parlamentit të silen me pjekuri, veçanërisht në situatën e tanishme, të tregojnë respekt për koleget dhe institucionin e parlamentit", shkruhet në deklaratën e përfaqësisë amerikane dhe asaj te Bashkimit europian.

"Mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen përmes dialogut civil" përfundon deklarata.