SHBA: Inflacioni u ul pak gjatë muajit të marsit

  • Zëri Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara, inflacioni u ul pak gjatë muajit të marsit.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thotë se çmimet u rritën 0.3 për qind në mars, një shifër pak më e ulët sesa ajo e muajit të kaluar.

Përveç sektorëve të paqendrueshëm si ai i artikujve ushqimorë dhe energjia, çmimet në përgjithësi u rritën vetëm 0.2 për qind.

Inflacioni i ulët i shton shanset që banka qendrore amerikane t’i mbajë përqindjet e interesave të ulëta siç janë aktualisht. Interesat e ulëta kanë si synim të stimulojnë ekonominë duke ua bërë më të thjeshtë bizneseve që të marrin hua për të blerë pajisje, të ndërtojnë fabrika dhe të punësojnë.