Haradinaj "Mirënjohja e Qytetit të Shëngjinit"

  • Pëllumb Sulo
Në Shqipëri, Komuna e Shëngjinit, me plazhin dhe portin e saj të njohur, nderuan sot Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me titullin "Mirënjohja e Qytetit të Shëngjinit" për kontributin e tij në forminim e shtetit të ri të Kosovës dhe pasqyrimin e vlerave të kombit shqiptar dhe të Shëngjinit. Vitet e fundit, Shëngjini, me plazhet dhe mikpritjen e tij, është shndërruar në një nga destinacionet kryesore të pushuesve nga Kosova. Vitin e kaluar, Komuna e Shëngjinit nderoi edhe tre ish presidentët Moisiu, Sejdiu dhe Mesiç për kontributin e tyre në zhvillimet demokratike në rajon.

Your browser doesn’t support HTML5

Shëngjini nderon Haradinajn