Shirak, fajtor për korrupsion

  • Zëri Amerikës
    Uashington

Shirak, fajtor për korrupsion

Ish Presidenti i Francës Zhak Shirak është shpallur fajtor për korrupsion.

Një gjykatës, sot, e shpalli zotin Shirak fajtor për përvetësim të fondeve publike, por ai pezulloi dënimin e tij dy vjeçar, gjatë kësaj çështjeje gjyqësore historike.

Zoti Shirak ishte ish udhëheqësi i parë francez që përballej me padi gjyqësore, në më tepër se 50 vjet.

Ish Presidenti 79 vjeçar, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë seancës për arsye shëndetësore, u shpall fajtor për shpërdorim të fondeve publike dhe për abuzim të detyrës, për kohën kur ai ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit midis viteve 1977 dhe 1995.

Zoti Shirak ka përsëritur se nuk është fajtor.

Në këtë çështje janë të përfshirë edhe nëntë persona të tjerë.