Organizatat joqeveritare kërkuan sot në Tiranë një plan të përbashkët veprimi me institucionet shtetërore në luftën kundër korrupsionit.
Ato propozuan veprime të përbashkëta, sepse goditja fragmentare e korrupsionit nuk ka dhënë rezultate.
Sistemi shëndetësor dhe ai gjyqësor vazhdojnë të perceptohen nga publiku si fushat më shumë të korruptuara.