Shoqëria civile reagon për reformën zgjedhore në Shqipëri

Në Tiranë, organizatat joqeveritare shprehën shqetësim për vonesat në reformën zgjedhore. Përfaqësues të këtyre organizatave, me përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve, pohuan se kjo reformë duhet shkëputur nga procesi i zgjedhjes së presidentit. Ata thanë që koha ka treguar se marrëveshjet e minutës së fundit asnjëherë nuk kanë zgjidhur gjë, duke kërkuar që reforma të perfundoje sa më parë.