Një shpërthim pranë një uzine bërthamore në jug të Francës vrau një person dhe plagosi të paktën tre të tjerë.
Agjencia franceze e sigurisë bërthamore ASN tha se shpërthimi i sotëm në uzinën Markul në qytetin Niim ndodhi pranë një furre shkrirëse.
Zjarrëfikësat thanë se përreth zonës është vendosur perimetri i sigurisë. Markul është një qendër për menaxhimin e mbetjeve bërthamore.
Një zëdhënës i agjencisë së sigurisë bërthamore tha se nuk ka shenja të rrjedhjes radioaktive.