Shpërthimi me bombë lë 25 të vrarë në Bagdat

  • Zëri Amerikës

Shpërthimi me bombë lë 25 të vrarë në Bagdat

Zyrtarë irakianë thonë se një sërë shpërthimesh me bomba në kryeqytetin e vendit Bagdat, kanë vrarë të paktën 25 njerëz e kanë plagosur dhjetra të tjerë.

Autoritetet thanë se shumica e viktimave ndodhën përjashta stacionit të policisë në qendër të Bagdatit si dhe qytetin verior në distriktin Harrija.

Zyrtarët thanë se nga shpëërthimet e sotme u plagosën dhjetra njerëz të tjerë.

Këto sulme pasojnë vargun e shpërthimeve të së hënës në kryeqytet ku u vranë të paktën 10 veta.