Shpërthimi në Zveçan, pa pasoja në njerëz

  • Zëri Amerikës

Shpërthimi në Zveçan, pa pasoja në njerëz

Në Kosovë, zyrtarë të policisë njoftuan se një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës në komunën e Zveçanit në veri të vendit.

Shpërthimi, i cili sipas autoriteteve ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të komunitetit serb, të moshës 44 vjeçare, ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njësitë e posaçme të policisë thonë se besojnë se në oborrin e shtëpisë është hedhur një granatë e prodhimit jugosllav.

Policia thotë se po vazhdon hetimet për të ndriçuar motivet dhe autorët e këtij incidenti. Shpërthimi i sotëm, është i treti me radhë i drejtuar ndaj të njëjtit person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.