Policia kufitare në Sarandë ka shtuar mjetet dhe mundësinë për kontrollin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Hysni Burgaj dekalori sot se ndihma e organizmave ndërkombëtarë ka përmirësuar ndjeshëm kontrollin e kufijve të Shqipërisë. Zoti Burgaj mori pjesë sot në Sarandë në përurimin e mjediseve të reja të policisë kufitare dhe pa nga afër masat policore në kufi.http://www.youtube.com/embed/plhmLGQJdAc