Bashkëpunimi Shqipëri-Mali i Zi për infrastrukturën rrugore

  • Ali Salaj

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të mirë në infrastrukturën rrugore. Deri në fund të këtij viti pritet që të përfundojë segmenti rrugor që lidh zonat ku jetojnë shqiptarët: Podgoricë, Malësi, Vermosh, Plavë e Guci, e deri në Deçan. Në këtë kuadër janë bërë përgatitjet e duhura teknike edhe për korridorin e njohur Adriatiko-Jonian, i cili do të lidhë bregdetin e Malit të Zi me atë të Shqipërisë. Ky bashkëpunim po thellohet edhe si pasojë e hapjes së dy kapitujve të negociatave për anëtarësim të Malit të Zi me BE-në, të cilat i kushtohen politikës së komunikacionit në rajon.

Your browser doesn’t support HTML5

Bashkëpunimi Shqipëri-Mal i Zi për infrastrukturën rrugore