Shqipëri: Në veri rifillojnë rreshjet, emergjente ndihmat ushqimore

  • Pëllumb Sulo

Shqipëri: Në veri rifillojnë rreshjet, emergjente ndihmat ushqimore

Kanë rifilluar sot rreshjet e dëborës në veri të Shqipërisë, duke rrezikuar bllokimin përsëri të rrugëve kombëtare si dhe duke vështirësuar oreracionet humanitare në ndihmë të emergjencave shendetësore dhe shpërndarjes së ushqimeve për mijra banorë që kanë mbetur të izoluar prej 15 ditësh. Në mesditën e sotme, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, morri pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile për Qarkun e Shkodrës, ku i apeloi popullatës për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave.