Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kritikon përgatitjet e zgjedhje

  • Pëllumb Sulo
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, i përbërë nga më shumë se 30 organizata joqeveritare, ka nisur takimet në rrethe të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur transparencën e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në takimin e zhvilluar sot në Shkodër, përfaqësues të këtij koalicioni u shprehën se partite politike nuk ju përmbajtën angazhimit në lidhje me balancat gjinore në listat e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, ata apeluan për një fushate sensibilizuese, si votuesit të adresojnë shqetësimet e tyre mbi pasaktësitë në listat e zgjedhësve, passim sipas tyre, afatet ligjore janë shkelur.

Your browser doesn’t support HTML5

Koalicioni i vëzhguesve vendorë