Shqipëria, aksidentet dhe siguria e rrugëve

  • Pëllumb Sulo

Shqipëria, aksidentet dhe siguria e rrugëve

Aksidenti i rëndë automobilistik i tre ditëve me parë, në fshatin Dom te komunës Gjegjan, në Veri të Shqipërisë, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë, ka rishfaqur shqetësimin mbi gjendjen e sigurisë rrugore në Shqipëri. Çdo vit, në rrugët e Shqipërisë humbin jetën rreth 300 persona, ndërsa disa qindra të tjerë marrin plagë si pasojë e aksidenteve automobilistike. E vështire është gjendja e rrugëve veçanërisht në Veri të Shqipërisë, ku që nga viti 2004 kanë ndodhur 3 aksidente të rënda automobilistike me 38 viktima.