Shqipëria në zi kombëtare

  • Armand Mero
Shqipëria sot mban zi për 13 viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në afërsi të Himarës kur autobusi me studentet e universitetit të Elbasanit doli nga rruga duke rënë disa dhjetra metra poshte në një greminë.

15 studente ndodhen në spitalin ushtarak të Tiranës nga të cilat 2 në gjendje të rëndë. Mjekët rezervohen të shprehen nëse ato kanë dalë apo jo nga rreziku për jetën.

Në spitalin e Vlorës ndodhen 10 vajza të tjera, gjendja e së cilave paraqitet e stabilizuar. Në Elbasan, ndërkaq u zhvilluan homazhet për studentet që humbën jetën.

Të paqarta vazhdojnë të mbeten ende shkaqet e aksidentit.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëri, Ditë Zie Kombëtare