Shqiptarët në Mal të Zi i kërkojnë kryeministrit të ri t'u sigurojë të drejtat e tyre kombëtare

  • Ali Salaj

Newly elected Montenegro Prime Minister Igor Luksic, centre, addresses parliament in Podgorica, Montenegro, Wednesday, Dec. 29, 2010.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi i paraqiti dje kryeministrit të posazgjedhur malezez, Igor Llukshiq, shqetësimin mbi pozitën e të drejtave dhe lirive të pakicës shqiptare në vend. Ky subjekt kërkoi sigurimin e të gjitha të drejtave të shiptarëve konform standardeve ndërkombëtare. Në këtë kuadër, kryeministri malezez theksoi se qeveria e tij do të japë kontribut në zhvillimin e demokracisë dhe do të përmbushë kërkesat realisht të identifikuara të pakicave në Mal të Zi.

Nga Ulqini, njofton korrespondenti ynë, Ali Salaj.