Shqipëri, arrestohet gjyqtarja dhe nëntë persona të tjerë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, gjykatësja e Krujës Enkelejda Hoxha u arrestua sot pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën dyshimet se kundrejt ryshfeteve jepte vendime për ulje të dënimit për disa të burgosur.