Shqipëri, pandemia zhyt në vështirësi sistemin farmaceutik

Your browser doesn’t support HTML5

Situata kritike me pandeminë në Shqipëri ka përfshirë edhe sistemin farmaceutik. Sipas një anketimi të farmacive, më shumë se gjysma e tyre janë në krizë financiare, që mund ta tejkalojnë pas një viti, ndërsa janë të pafuqishme për të përballuar një valë të re pandemie në vjeshtë.