Shqipëri, parlamenti voton dy nga tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot për dy nga tre anëtarët e Gjykatës kushtetuese që i takojnë atij t’i emërojë. Me një shumicë prej 105 votash u përzgjodhën Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Vendimi u kritikua nga Partia Demokratike e cila foli per shkelje të kushtetutës.