Shqipëria kërkon ndihmë për energji

Qeveria shqiptare po kërkon ndihmën e organizmave ndërkombëtarë dhe vendeve perëndimore për një mbështetje financiare për daljen nga kriza të sektorit energjitik. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha sot në një tryezë me donatorë, se është parashikuar një reformë tërësore e sistemit i cili ka akumuluar borxhe të mëdha. Duke folur për rishikimin e tarifave të energjisë, ministri deklaroi se cmimi nuk do të godasë familjet.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqiperia kerkon ndihme per energji