Shqyrtohet mundësia për ta lejuar forcimin e juanit ndaj dollarit

Shqyrtohet mundësia për ta lejuar forcimin e juanit ndaj dollarit

Shtypi shtetëror kinez lë të kuptohet se po shqyrtohet mundësia për ta lejuar monedhën kineze, juanin, të forcohet ndaj dollarit. Në kryeartikullin e Gazetës Financiare të Kinës, që kontrollohet nga qeveria, thuhet se ka ardhur koha që Pekini ta zgjerojë hapësirën e shkëmbimit të juanit për të luftuar inflacionin. Sipas një analisti të cituar në një tjetër gazetë, thuhet ndërkohë se problemet e fundit me borxhin në Shtetet e Bashkuara nuk i lënë alternativë tjetër Kinës, veç të ribalancojë ekonominë dhe të reformojë kursin e shkëmbimit të monedhës në mënyrë që të ngadalësojë sasinë e dollarit amerikan në rezervat e bankës qendrore kineze. Njoftimi del në prag të vizitës së nën presidentit amerikan Joe Biden në Kinë, gjatë së cilës ekonomia do të jetë një ndër temat kryesore të bisedimeve.