Protestë para shtatores së Car Dushanit në Shkup

Your browser doesn’t support HTML5

Dhjetra të rinj shqiptarë protestuan sot qetësisht para shtatores së car Dushanit të vendosur para pak ditësh në sheshin kryesor të Shkupit.

Protestuesit u përpoqën ta mbulojnë me pëlhurë të zezë shtatoren e carit serb të Mesjetës, të cilin shqiptarët e njohin si pushtues të tokave të tyre, por nuk u lejuan nga policia. Ndërkohë, mbrëmë persona të panjohur në përpjekje për rrënimin e shtatores mëse një-tonëshe, arritën të dëmtojnë vetëm disa pjesë të saj.

Your browser doesn’t support HTML5

Shtatorja e Car Dushanit në Shkup


Askush nga autoritetet nuk pranon të ketë dhënë lejen për ngritjen e shtatores. Për këtë, partitë shqiptare në Maqedoni fajësojnë njëra-tjetrën. Shqiptarët e konsiderojnë ngritjen e saj si një provokim të rëndë të qeverisë maqedonase dhe kërkojnë që shtatorja të hiqet sa më shpejt nga ura që lidh dy anët e lumit Vardar pranë sheshit të Shkupit.

Shqiptarët në kryeqytetin e Maqedonisë përbëjnë të paktën njëzet përqind të popullatës, sipas regjistrimit të vitit 2002.