Njoftime të medias thonë se Shtëpia e Bardhë ka vendosur të mos i shesë Tajvanit avionë luftarak F-16.
Gazeta Washington Post dhe agjenci të tjera njoftojnë se administrata Obama po ofron të ripërtërijë flotën e vjetëruar të avionëve F-16 të Tajvanit me një paketë armësh që nuk përfshin avionë të rinj për ishullin.
Zyrtarët e administratës i raportuan kongresit mbi këtë çështje dje por ende nuk kanë bërë një njoftim zyrtar.
Senatori republikan John Cornyn tha se nëse njoftimi është i vërtetë, vendimi tregon një kapitullim ndaj Kinës komuniste dhe është një shuplakë ndaj një miku dhe aleati të vjetër.
Kina e konsideron Tajvanin një provincë të jashtëligjshme dhe kundërshton me forcë shitjen e avionëve luftarak për ishullin.