Shtetet e Bashkuara venë sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë sirianë

  • David Gollust

Shtetet e Bashkuara venë sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë sirianë

Administrata e Presidentit Obama po zgjeron sanksionet kundër qeverisë siriane duke përfshirë ata që Departamenti amerikan i Thesariti përshkruan si “mbrojtësit kryesorë të aktiviteteve të regjimit”.

Një njoftim i Departamentit të Thesarit thotë se sanksionet e reja vihen kundër Walid al-Moallaem, ministër i jashtëm i vendit që nga 2006, këshilltares dhe zëdhënëses së presidentit Bothanina Shaaban dhe ambadadorit të atij vendi në Liban Ali Abdul Karim Ali.

Në bazë të sanksioneve, ngrihen pasuritë që këta tre persona mund të kenë dhe u ndalohet amerikanëve që të bëjnë biznes me ta. Deri tani, Shtetet e Bashkuar kanë vënë sanksione kundër më shumë se 30 zyrtarëve sirian, përfshi Presidentin Bashar, kanë ndaluar importin e prodhimeve naftëtare të Sirisë dhe ngrirë të gjitha pasuritë e qeverisë nën juridiksionin amerikan.

Presidenti Barak Obama i bëri thirrje zyrtarisht Presidentit Assad me 18 gusht që të japë dorëheqjen.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland thotë se Ministri i Jashtëm al-Moallem dhe Bouthaina Shaaban janë pjesë e makinës propagandostike që është munduar të keqinformojë botën rreth situatës në Siri.

“Ai ka vazhduat të trumpetojë rreth komploteve ndërkombëtare, dhe është përpjekur për të fshehur aktivitetet e tmerrshme të qeverisë së tij duke pretenduar se terroristët ose të tjerët ishin përgjegjës. Buthaina Shabaan ka sherbyer si megafon publik për shtypjen qeveritare.”

Zonja Nuland tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mundësisë së lidhjeve ndërmjet të dërguarit të Sirisë në Liban Ali Abdul Karim Ali dhe kërcënimeve dhe rrëmbimeve të aktivistëve pro opozitës siriane në atë vend.

“ Ne nuk mendojmë se aktivitetet e tij ishin në përputhje me statusin e tij dhe se ai ka lidhje të forta me zbulimin sirian. Mund të them se ne kemi qënë të shqetësuar dhe i kemi përcjellë qeverisë libaneze shqetësimet tona rreth kërcënimeve ndaj sirianëve në Liban dhe zhdukjes së disa prej tyre.”

David Schenker, Drejtor i Programit mbi Politikat Arabe në Insitutin Washington për Politikat e Lindjes së Afërme, thotë se sanksionet kundër të dërguarit sirian janë një paralajmërin amerikan kundër fushatës nga qeveria e Damaskut që ka për objektiv disidentët sirian jashtë vendit.

Ai thotë se aty përfshihen mbikëqyrjet e dyshuara dhe ngacmime ndaj aktivistëve nga ana e ambasadës siriane në Washington, që tani po hetohen nga Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Zoti Schenker tha se sanksionet amerikane mund të kenë efekt të paktë të menjëhershëm por paralajmërojnë zyrtarët sirian se mbështetja ndaj shtypjes dhe ndaj qeverisë së Assadit, mund të kenë pasoja afatgjata për ta.

“Nuk do të shohim ndonjë ndryshim të veprimeve apo rezultate të menjëhershme nga këto sanksione. Por është një mesazh i qartë nga administrata e Presidentit Obama që njerëzit do të mbahen përgjegjës. Kkjo mund tu ndryshojë mendjen të tjerëve në të ardhmen nga ndërmarrja e veprimeve në mbështetje të këtij represioni dhe regjimi që duket se është nisur drejt greminës.”

Zoti Schenker tha se sanksionet energjitike të Bashkimit Evropian kundër Sirisë, që pritet të finalizohen brenda ditësh, do të jenë dënimet më të forta deri sot që do t’i zhveshin regjimit të Assadit 30 përqind të të ardhurave. Por ai tha se mesa duket, asgjë nuk do t’i ndryshojë mendjen Presidentit Assad në përpjekje për të shuar me forcë kryengritjen dhe nuk është e qartë se sa do të vazhdojë kriza.