Guvernatori i shtetit Konektikat Dannel Malloy nënshkroi ligjin që heq zyrtarisht dënimin me vdekje në këtë shtet verilindor të Shtetet e Bashkuara.
Zoti Malloy e nënshkroi ligjin mbrëmë në kryeqytetin e shtetit Konektikat, Hartford, gjatë një ceremonie private ku ishin të pranishëm aktivistë kundër dënimit me vdekje, klerikë dhe pjestarë të familjeve të disa viktimave.
Projekt-ligji, i miratuar në fillim të këtij muaji nga ligjvënësit e shtetit Connecticut, zëvendëson dënimin me vdekje me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht.
Nga ligji i ri nuk përjashtohen 11 të burgosur që janë në pritje të ekzekutimit, por zoti Malloy tha se ka më tepër mundësi që ata të vdesin nga mosha e vjetër.