Operacion kundër militantëve në Sinai

Zyrtarë egjiptianë të sigurisë thonë se dhjetra persona të dyshuar si militantë islamistë u vranë ose u plagosën sot gjatë një operacioni masiv ushtarak kundër militantëve në Sinain verior.

Automjete të blinduara me ndihmën e helikopterëve ushtarakë u përdorën në një aksion kundër bazave të militantëve përreth qytetit të Sheikh Zuweidit, pranë kufirit palestinez të Rripit të Gazës.

Zyrtarët thanë se ata arrestuan disa militantë të dyshuar.