Siri, qeveria njofton për vdekjen e 12 personave në Latakia

  • Zëri Amerikës

Siri, qeveria njofton për vdekjen e 12 personave në Latakia

Qeveria siriane njoftoi për vdekjen e 12 personave gjatë dhunës dy ditëshe në portin mesdhetar të Latakias.

Incidentet pasojnë vendimin për mobilizimin e trupave ushtarake në Latakia, pas protestave antiqeveritare që filluan më shumë se një javë më parë dhe që të premten u përhapën në një numër qytetesh siriane.

Siria është një tjetër vend arab që përfshihet nga dhuna kundër qeverisë, e cila qëndron në pushtet prej një kohe të gjatë.

Ndërkohë, një këshilltar i presidentit sirian, Bashar al-Assad, tha sot se gjendja e jashtëzakonshme që është në fuqi qysh nga viti 1963, kur erdhi në pushtet Partia Baath, do të hiqet. Por ai nuk tha se kur do të bëhet kjo.