Kriza e refugjatëve sirianë

Refugjatët e larguar për t'u shpëtuar luftimeve, presin përgjatë kufirit me Turqinë që Ankaraja të lejojë futjen e tyre në vend
Sirianët e larguar nga dhuna shkatërrimtare në vendin e tyre, po qëndrojnë përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë ndërsa presin lejen për të kaluar në një territor të sigurt. Dy javë më parë Ankaraja ndaloi ardhjen e të ikurve të tjerë për të ndërtuar më shumë ambjente ku të qëndronin refugjatët.

Në Turqi janë aktualisht rreth 80 mijë sirianë të sistemuar në 10 kampe. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 250 mijë refugjatë sirianë janë zhvendosur në Jordani, Turqi, Liban dhe Irak – ku përfshihen më shumë se 100 mijë persona që janë regjistruar si refugjatë vetëm gjatë muajit gusht. Kombet e Bashkuara kanë llogaritur se më shumë se 1.2 milion njerëz janë zhvendosur brenda Sirisë, gjysma e tyre fëmijë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se të paktën 23 mijë njerëz janë vrarë gjatë trazirave 18 mujore që kanë shpërthyer nga luftimet mes rebelëve dhe regjimit të presidentit Bashar al Assad.