Princesha Kristina përballet me drejtësinë

Një gjykatës në Spanjë ka vendosur një princesha Kristina të dalë në gjyq nën dy akuza për mashtrime me taksat.

Vendimi i sotëm pason një hetim katërvjeçar që ka dëmtuar reputacionin e monarkisë spanjolle.

Çështja përfshin akuza se bashkëshorti i princeshës, ish-lojtari olimpik i handbollit Inaki Urdangarin, shpërdoroi miliona dollarë në fonde publike përmes fondacionit të tij.

Gjykatësi Jose Castro tha sot se çifti dhe 15 të tjerë do të dalin në gjyq.