Policia spanjolle dëbon mbi 80 imigrantë

Policia spanjolle dëboi mbi 80 migrantë që u përpoqën të hyjnë në Spanjë ilegalisht nga ujrat e Mesdheut.

Migrantët zbarkuan javën e kaluar në ishullin e vogël spanjoll de Tierra, pranë brigjeve të Marokut. Autoritetet spanjolle thonë se policia i dëboi shumicën e migrantëve të martën në mengjes, duke ia dorëzuar ata autoriteteve në Marok.

Disa imigrantë gra dhe fëmijë u dërguan në një spital spanjoll për trajtim. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar dëbimin, duke thënë se migrantët duhet të dokumentoheshin, t’u jepej e drejta e avoktit dhe të lejoheshin të kërkonin azil.

Disa qindra migrantë nga Afrika përpiqen të hyjnë në Evropë përmes Spanjës në kërkim të një jete më të mirë.