Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Stros Kan jep intervistën e parë televizive që nga arrestimi i tij në Nju Jork katër muaj më parë nën akuza për sulm seksual.
Intervista në televizionin france transmetohet sonte.
Bankieri 62 vjeçar është kreu i opozitës socialiste që dikur shihej si pretendent presidencial. Ai u kthye në shtëpi në fillim të këtij muaji pasi prokurorët e Nju Jorkut tërhoqën akuzat kriminale pasi viktima nuk ishte e besueshme.
Avokatët e pastrueses së hotelit nga Guinea që pretendonte se ishte sulmuar seksualisht nga Stros-Kan në një hotel luksoz të Nju Jorkut ka ngritur një çështje civile duke kërkuar shpërblim për dëmet e shkaktuara nga bankieri.