Në nderim të tre studentëve të vrarë

People stand by as a makeshift memorial is made after vigil at the University of North Carolina following the murders of three Muslim students, in Chapel Hill, North Carolina, Feb. 11, 2015.

Mijëra studentë u mblodhën në universitetin e Karolinës së Veriut për të nderuar Deah Shaddy Barakat, bashkëshorten e tij Yusor Abu-Salha, dhe motrën e saj 19-vjeçare Razan Abu-Salha, të tre studentë, që u vranë të martën në apartamentin e tyre në kampus.

Familjarët dhe të afërmit besojnë se ky është një krim me motive urrejtjeje që ka të bëjë me fenë e tyre myslimane.

46-vjeçari Craig Stephen Hicks, fqinj i tyre, akuzohet për vrasjet.

Policia beson se motivi i vrasjes është një mosmarrëveshje e vjetër për një vend parkimi. Por i jati i dy vajzave tha dje se beson se vrasja ka motive të urrejtjes. Ai tha se Hicks u kishte dalë disa herë përprara vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj duke mbajtur një armë në brez.

Një fushatë në Twitter ("#MuslimLivesMatter") që filloi për të tërhequr vëmendjen e medias ndaj tragjedisë ka tërhequr përkrahës në mbarë globin.