Pranvera ka ardhur në Shtetet e Bashkuara, por e pazakontë këtë vit, për shkak të rifillimit të stuhive, shirave dhe në disa shtete edhe borës, kryesisht në rajonin verilindor të vendit.
Stuhia i detyroi disa shtete të mbyllnin shkollat dhe ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, nga rrëzimi i pemëve të rënduara nga bora.
Trafiku është ngdalësuar së tepërmi për shkak të borës së pazakontë, që në disa zona arriti deri në 30 centimetra. Në disa shtete moti i keq ka vazhduar edhe sot.