Stuhit të fuqishme shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Dallas të shtetit Teksas

  • Zëri Amerikës

Banorët e Dallasit në shtetin amerikan të Teksasit po pastrojnë pasi dy tornado goditën qytetin mesditën e së martës, duke shkaktur shkatërrime të mëdha dhe dhjetëra të plagosur.

Parashikuesit e motit i përshkruan stuhitë si të mëdha dhe shumë të rrezikshme. Erërat e fuqishme ngritën në ajër kamionë të mëdhenj duke i përplasur ata në tokë. Fuqia e erërave shkatërroi shtepi, përplasi makina dhe rrëzoi pemë.

American Airlinës i anuloi të gjitha fluturimet nga aerporti i Dallasit deri sot. Zyrtarët e linjës ajrore thanë se duhen inspektuar më shumë se 100 aeroplanë për dëmtime nga breshëri.

Autoritetet kanë njoftuar për 12 të plagosur deri tani, disa në gjendje të rëndë.