Siria thotë se nuk do të përdorë armë kimike

Siria thotë se nuk do të përdorë armë kimike ndaj popullit të vet, pasi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se sjellja e qeverisë siriane është e dënueshme dhe se veprimet e saj kundër popullit sirian janë tragjike.

Duke folur sot gjatë një vizite në Pragë, zonja Clinton po ashtu përsëriti paralajmërimin e SHBA kundër përdorimit të armëve kimike nga Siria. Ajo tha se kjo çështje mbetet kritike dhe se mund të nxisë reagi të menjëhershëm nga SHBA.

Fuqitë perëndimore e kanë hedhur poshtë mudnësinë e një ndërhyrjeje ushtarake gjatë krizës 20-mujore në Siri, por paralajmëruan se përdorimi i armëve kimike nga qeveria do të nxiste reagim të shpejtë.

Ministria e Jashtme e Sirisë, duke u reaguar menjëherë pas komenteve të sekretares Clinton, tha se Damasku “nuk do të përdorte armë kimike, në se do t’i kishte ato, kundër popullit të vet, në çfarëdo rrethane qoftë”