Tajfuni Hagupit ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave në Filipine, kur preku tokën në bregun lindor gjatë natës.
Agjencia lokale e motit Pagasa tha sot se stuhia goditi komunitetet e largëta të peshkimit në Ishullin Samar, duke marrë me vete çatitë e ndërtesave që përfunduan në Oqeanin Paqësor.
Energjia elektrike është ndërprerë në gjithë rajonin dhe rrugët janë mbuluar nga nga pemë dhe çati metali. Stuhia e fuqishme shoqërohet nga erëra me shpejtësi deri në 210 kilometra në orë.
Mbi 1 milionë vetë janë evakuuar nga fshatrat bregdetare dhe zonat që rrezikohen nga rrëshqitja e dheut dhe janë vendosur në strehime të përkohshme.