Tajfuni Bofa prek përsëri Filipinet

Parashikuesit e motit thonë se një tajfun i cili përfshiu Filipinet jugore javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve dhe duke lënë mijëra të tjerë pa strehë, goditi përsëri ishujt sot në zonën veriore.

Shërbimi shtetëror metereologjik i Filipineve tha sot se tajfuni Bofa është shndëruar në një stuhi tropikale dhe ka përfshirë skajin verior të ishullit kryesor Luzon. Meterologët thonë se reshijet e shiut përbëjnë shqetësimin kryesor për shkak të rëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve të mundëshme.

Qendra e përbashkët për paralajmërimin e tajfuneve në Havai bëri njoftimin e saj më të fundit sot, duke parashikuar se Bofa do të shuhet në Detin e Kinës Jugore brenda 24 orësh.

Tajfuni Bofa që goditi provincën jugore të Mindanaos të mërkurën, ka lënë më shumë se 500 të vdekur dhe 800 të tjerë të humbur.